Burri nga Prizreni lajmërohet në polici nga gruaja e tij, e akuzon se e ka dhunuar

Një grua në Prizren e ka lajmëruar në polici burrin e saj nën pretendimin se ai e ka dhunuar.

Marketing

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

“Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka kryer mardhënje me të, pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.