​Burri sulmon me thikë një grua dhe një fëmijë në Londër

Policia britanike njoftoi sot se ka arrestuar një burrë pasi një vajzë 11-vjeçare dhe një 34-vjeçare u goditën me thikë në sheshin Leicester në qendër të Londrës.

Marketing

Policia bëri të ditur se nuk beson se ka edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët mund të jenë të përfshirë në incident.

Ajo tha se janë në pritje të informacioneve të reja për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Marketing