Burri vret gruan, trupi ia hedh në gropën e ujërave të zeza

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zëmblak në Maliq.

Marketing

Sipas policisë shtetasi Gjergji Mulalli ka vrarë bashkëshorten, 46-vjeçaren Luiza Mulalli, dhe e ka hedhur në gropën e ujrave të zeza.

Nga ana e uniformave blu janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.