Qeveria në seancën e sotme në pajtueshmëri me vendimin për vërtetimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në vitin akademik 2018/2019 ka sjell vendim që 100 nxënës të talentuar dhe 80 nxënës të talentuar- sportistë do të marrin bursë në lartësi prej 2.970 denarë.
Krahas kësaj, një qind nxënës me nevoja të veçanta dhe 50 nxënës- fëmijë pa prindër do të marrin bursë prej 2.750 denarë, ndërsa 400 nxënës do të marrin bursë për ndihmë sociale prej 2.200 denarë. Bursë janë paraparë edhe për nxënësit romë, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.
Qeveria paoshtu ka sjell vendim për ndarjen e bursave për 50 shtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë, apo studentë me origjinë nga Maqedonia të cilët jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik.
Bursa do të fitojnë edhe studentët të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në Universitetet shtetërore: “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup, “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti për shkenca informatike dhe teknologjike “Shën Apostol Pavle”- Ohër, “Nënë Tereza”- Shkup dhe Universiteti i Tetovës për studimet e vitit 2018/2019.