Bushamaui: Marrëveshja e Prespës, lajmi i vetëm i mirë nga Evropa

Marrëveshja e Prespës është lajmi i vetëm i mirë nga Evropa këtë vit dhe e tregon vullnetin e dy palëve që të bëjnë lëshime me qëllim që të gjendet zgjidhje dhe t’i jepet fund këtij konflikti shumëvjeçar. Konsiderojmë se do të jetë model për rajonin dhe shembull për botën se dialogu është i mundur. Për këtë jam këtu që ta mbështes këtë mënyrë të qetë të gjetjes së zgjidhjeve, thekson mes tjerash në intervistën për MIA-n, fituesja e Çmimit Nobel për paqe në vitin 2015, Uided Bushamaui.

Marketing

Bushamaui dje së bashku me eurodeputetin grek Stelios Kollugllu e publikoi nominimin e Zoran Zaevit dhe të Aleksis Ciprasit për Çmimin Nobel për paqe në vitin 2019. Të dy nga Shkupi udhëtojnë drejt Athinës që edhe atje ta prezantojnë nominimin.

Si nisma juaj është e rëndësishme për Marrëveshjen e Prespës?
-Për mua si fituese e Çmimit Nobel për paqe, së bashku me koleget e Katërshes tuniziane për dialog nacional, e kemi marrë idenë që të përballemi me problemet përmes dialogut, të evitojmë konflikt dhe të gjejmë zgjidhje. Për ne dialogu ka paraqitur mënyrë të vetme. Konsideroj se ajo që është arritur këtu në Maqedoni dhe Greqi është e njëjtë, paraqet dialog mes politikanëve dhe qeverive me qëllim që të evitohen konflikte dhe probleme. Për këtë jam këtu që ta mbështesë këtë mënyrë të rregullt të gjetjes së zgjidhjes”, deklaroi Bushamaui.

A konsideroni se nisma është shumë herët, duke pasur parasysh se Marrëveshja ende pret që të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve?

-Unë jam e sigurt se kjo do të bëhet, sepse jemi takuar me deputetët, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shumë njerëz të tjerë, që janë dakord dhe e mbështesin këtë nismë. Konsiderojmë se do të jetë model për rajonin dhe shembull se dialogu është i mundur.

Pse jeni të sigurt se iniciativa do ta marrë mbështetjen e nevojshme?

-Merreni Tunizinë si shembull. Përmes dialogut tunizianin patëm sukses që të zbatojmë demokracinë, mediat e lira, të kemi liri të shprehjes dhe të sjellim kushtetutë në Tunizi. Ne patëm sukses edhe në atë që njerëzit, gjithashtu, një kohë të gjatë presin zgjidhje. Problemi është i pranishëm tashmë një kohë të gjatë në rajon dhe mjaftë më. E keni vullnetin e politikanëve, e keni mbështetjen e njerëzve. Kjo është mundësia që Maqedonia të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Sipas Jush, kush është pjesë kyçe e Marrëveshjes së Prespës që e ndan nga marrëveshjet tjera dhe e bënë pretendent për Çmimin Nobël për Paçe?

-Shihni, kemi vetëm lajme të hidhura, ndërsa posaçërisht nga Evropa. Sipas asaj që e shohim dhe po ndodh këtë vit. Marrëveshja është lajmi i vetëm i mirë nga Evropa. Si e dyta, Marrëveshja është shumë e rëndësishme sepse shfaq vullnetin e të dyja palëve dhe secila bëri disa lëshime me qëllim që të gjendet zgjidhje dhe të përfundojë ky konflikt shumëvjeçar.

Iniciativa është në fillim dhe keni një vit para Jush. Cilët janë hapat e ardhshëm?

-Pres që të dy parlamentet ta ratifikojnë Marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur dhe pastaj vijon ofensivë mediatike për mbështetjen e kësaj iniciative. Do të kem takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe do të shkoj për Athinë, ku do të takohem me kryeministrin grek Aleksis Cipras.

Si ju ndryshoi marrja e Çmimit Nobël për Paqe?
-Shumë. Tani jam më e popullarizuar dhe për mua paraqet mundësi që të flas për shtetin tim, për gratë e Tunizisë dhe shkëmbej ide dhe përvoja me njerëzit tjerë. Dialogu është misioni im personal dhe besoj se është mënyra më e mirë.