Bushi dhe Asani takim me zv/ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar,Xhulia Smit

Sot, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me zëvendës drejtorin e Byrosë për Sigurisë Publike, Arif Asani kanë pritur në takim zëvendës ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, E.S Xhulia Smit.

Marketing

Në takim u diskutua për situatën e krijuar me fluksin e emigrantëve si dhe bashkëpunimin e mundshëm me qëllim përballimin e migracionit të paligjshëm dhe efektet e kësaj dukurie në të dy vendet.

Njëherësh, u theksua se bashkëpunimi ndërkombëtar policor ndërmjet dy vendeve po realizohet përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit dhe është në nivel të lartë profesional, që nënkupton shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të njohurive operacionale, gjë që kontribuon në rezultate të shkëlqyera në trajtimin e dukurive të kriminalitetit.

Marketing