Zv/ ministri i punësve të brendshme Nazim Bushi së bashku me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, ministrin e Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës, Jeton Shaqiri, drejtorin e Zyrës për udhëheqje me librat e gjendjes civile, Bujar Dardhishta dhe me përfaqësues të ministrive në takimi e sotëm shqyrtuan mundësitë për krijimin e një konsullati dixhital, përkatësisht një konsullati elektronik, përmes të cilit qytetarët tanë që jetojnë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut aplikimet e tyre për tu pajisur me dokumente personale mos të kenë nevojë të shkojnë në ambasada apo misione diplomatike dhe konsullore në vendet ku ata banojnë, por këtë procedurë të mund ta kryejnë në mënyrë dixhitale.
‘Kur jemi bashkë, çdo projekt realizohet më shpejtë dhe në mënyrë më efikase.
Jemi dhe do të mbetemi në shërbim të qytetarëve tanë, kudo që ata ndodhen’ -thotë Bushi.