Bushi: Ligji për shtetësinë i parashtruar nga opozita shqiptare do të përkrahet edhe nga BDI

Propozim ligjin për shtetësi të parashtruar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta përkrahet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Marketing

“Nënkuptohet edhe unë si zëvendësministër i Punëve të Brendshme pasi që vlerësojë se në këtë propozim ligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi- tha Bushi.

“Unë si zëvendësministër i Brendshëm jam i njoftuar me mendimin e MPB-së dërguar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi propozim ligjin për shtetësi të propozuar nga ASH-AAA. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për shtetësi gjithsesi se kërkon debat, njëjtë edhe mendimi i MPB-së dorëzuar qeverisë. Ju informojë se gjatë ditëve në vijim Qeveria do të parashtrojë kërkesë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit aktual për shtetësi me ç’rastë do të formohen grupe pune të përbëra nga anëtar të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa institucioneve tjera përkatëse”- shtoi ai.

“Unë si zëvendësministër i Punëve të Brendshme ndaj qëndrimin e njëjtë me kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi por edhe me atë të Bashkimit Demokratik për Integrim si fuqi politike që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve në RMV lidhur me nevojën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë- përfundoi ai.