![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop5.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop6.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop7.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/12/akt_pop8.jpg)
Zëvendësministri i brendshëm Nazim Bushi ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen amerikane për Maqedoninë e Veriut.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ku sot MPB ka pranuar donacion tjetër të rëndësishëm dhe të vlefshëm nga Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane e zbatuar përmes programit ICITAP, Program Ndërkombëtar i Mbështetjes në fushën e Hetimit Penal pranë Qeverisë së SHBA-së dhe i pranuar përmes Ambasadës së SHBA në RMV.
‘Sot, kam kënaqësinë e veçantë të njoftoj një donacion tjetër të rëndësishëm dhe të vlefshëm nga miqtë tanë – Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane, e zbatuar përmes programit ICITAP, Programi Ndërkombëtar i Mbështetjes në fushën e Hetimit Penal pranë Qeverisë së SHBA-së dhe i pranuar përmes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
‘ 🇺🇸🇲🇰Ky donacion kap vlerën e rreth 475 mijë dollarëve amerikanë, me të cilin Njësitë Speciale të Policisë në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov” morën një objekt të rinovuar modern për akomodimin e policëve nga vendi ynë, por edhe nga i gjithë rajoni që marrin pjesë në trajnime dhe ushtrime. për luftë të organizuar kundër trafikut të paligjshëm të drogës.
Në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Brendshme, dëshiroj të falënderoj personalisht Ambasadorin e SHBA-së Kate Marie Burns, miqtë tanë të dëshmuar – Qeverisë së SHBA-së dhe Ambasadës Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët në frymën e donacioneve para festave na ofruan këtë shtëpi moderne policore dhe aq më tepër për partneritetin e tyre të fortë dhe të qëndrueshëm në procesin e reformës dhe zhvillimit të policisë, si një nga segmentet kyçe në promovimin e sigurisë kombëtare, por edhe rajonale e globale.’, zëvendësministri thekson Bushi.