Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht policia e shtetit gjithmonë do të jetë afër qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo ngjyrimit politik. Kështu ka shkruar sot në faqen e tij të facebook-ut, zëvendësministri i brendshëm Nazim Bushi pas vizitës që u bëri fëmijëve nga Institucioni Publik për kujdes ndaj fëmijëve që janë në rrezik shoqëror.
Bushi me këtë rast gjithashtu ka thënë se e gëzon fakti që takimi i sotëm me këta fëmijë dëshmoi në vepër dimensionin human të uniformave blu dhe tregoi qartë që Ministria e Brendshme tashmë po krijon besueshmëri tek qytetarët.
Ky është postimi i plotë i Bushit:
“Bashkë me kolegun tim Oliver Spasovski dhe ministren për punë dhe politik sociale Jagoda Shahpaska sot patëm kënaqësinë që një pjesë të ditës të kalojmë me fëmijët nga Institucioni Publik për kujdes ndaj fëmijëve që janë në rrezik shoqëror.
Fëmijët patën mundësin që nga afër të njihen me angazhimet e njësiteve speciale, të bisedojnë me përfaqësues të tyre dhe të mësojnë se si duket një ditë e tyre.
Më gëzon fakti se takimi i sotëm me këta fëmijë dëshmon dimensionin human të uniformave blu dhe fletë për atë se Ministria e Brendshme tashmë po krijon besueshmëri tek qytetarët.
MPB do të jetë gjithmonë afër qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo ngjyrimit politik.”