Zv/ ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi përmes një letre ngushëllimi, Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Karl Nehamer i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për sulmin terrorist që tmerroi Vienën dhe mbarë botën.
” Në këtë periudhë të vështirë me të cilën po përballet Austria, të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar në luftimin e paraqitjeve të tilla ekstremiste dhe me këtë rast nxjerrjen sa më të shpejt të autorëve të krimit para drejtësisë.
Në raste të tilla terroriste të gjithë ne jemi të bashkuar dhe kemi vetëm një qëllim, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të eliminojmë të gjitha format e terrorizmit në Evropë.
Në këto momente të vështira për popullin mik të Austrisë, lutjet tona janë me familjet e viktimave” -shkruan Bushi.