Pas ngjarjes së rëndë të pak muajve më parë, ku i vëllai vrau ish shokun e tij, Buta është gati t’i rikthehet muzikës. Reperi ka bashkuar forcat me Era Istrefin për një tjetër hit. Lajmin e kanë bërë me dije vetë artistët përmes rrjeteve sociale duke zbuluar se kënga do të publikohet javën e ardhshme.
Kujtojmë që për Erën kjo këngë vjen pak kohë pas duetit shumë të suksesshëm me Don Xhonin. Sa i përket Butës, ai bëri një pauzë. Pasi Qëndrim Januzi vrau 30-vjeçarin Gazmend Hyseni, reperi i njohur njoftoi në rrjete sociale se do të anulonte koncertet në shenjë respekti ndaj familjes së viktimës.