BUTARIS: Dy vendet meritojnë lëvdata për zgjidhjen e emrit

Duket se për herë të parë, dy vendet, dëshironin që të zgjidhet problemi, kjo meritonte lëvdata, thotë kryetari i komunës së Selanikut Janis Butaris në intervistë për TV 100, televizioni i komunës së Selanikut. Ai shton se 25 vite nuk kishte vullnet të vërtetë për zgjidhje, por tani “mendohet se erdhi koha kur mund të zgjidhet problemi”.

Marketing

“Varet nga ne, varet nga ata, se vallë në fund do të ketë vullnet të mirë, dhe se vallë lëshimet e nevojshme të cilat ishin bërë nga të dyja palët janë të atilla që gjatë kohës do të normalizohen dhe nuk do të ndjehemi as ne të mposhtur, e as ata të mposhtur”, tha Butaris.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, në lidhje me emrin, kryetari i Selanikut thotë se nga të dyja palët varet se cili emër do të mbisundojë në të ardhmen, Maqedonia e Veriut ose vetëm Maqedonia.

“Shembuj ekzistojnë në gjithë botën. Irlanda Veriore, Koreja Veriore, Vietnami Verior. Sistemi funksionon. Varet nga disponimi të cilin e kemi, ndërmjet vete të mos ofendohemi.Nga kjo varet. Dhe nuk është punë e cila do të zgjidhet për 1-2 muaj. Unë vlerësoj se nevojitet një gjeneratë e punës sistematike që të arrihet një balancë e re”, sqaroi kryetari i Selanikut.

Në komentin e gazetarit të TV 100 se bëhet fjalë për shtet, ndërsa jo për riemërim të ndonjë rruge, Butaris tha se madje edhe një rruge po t’i ndërrohet emri, është vështirë që të mësohet ta shfrytëzojë emrin e ri dhe përmendi shembuj me rrugë të Selanikut, të cilat edhe krahas asaj që kanë emra të rinj, personalisht ai i përdorë të vjetrat, ato të cilat i ka mësuar si i vogël.

Marketing