Sot zyrtarisht u hap pjesa e parë e rrugës të sapondërtuar nga bulevardi “Hristian Todorovski Karposh” në komunën e Butelit, në shtrirjen nga udhëkryqi me bulevardin “Bosnjë e Hercegovina” deri te udhëkryqi me rrugën “Natanail Kuçevishki” në gjatësi prej 1000 metrash.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov mori pjesë në hapjen dhe inspektoi situatën në teren në prag të fillimit të ndërtimit të seksionit të dytë.
“Për momentin opsion i vetëm në trafik për lidhje me pjesën qendrore nga Shkupi të disa dhjetëra mijëra banorëve nga Buteli, Radishani, Lubanci, Luboteni, Çuçer Sandeva dhe rruga “Butelska”, e cila nuk ka kapacitet të përmbledh gjithë trafikun dhe në të njëjtën krijohet bllokim i madh i trafikut. Me bulevardin e ri qytetarët e Shkupit do të fitojnë zgjidhje të re bashkëkohore, me gjashtë korsi të trafikut, shtigje për biçikleta dhe për këmbësorë si dhe gjelbërim.
Ai e paralajmëroi edhe fazën e dytë të projektit për ndërtimin e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh” e cila do të zhvillohet në 18 muajt e ardhshëm, nga rruga “Nataniel Kuçevishki” deri tek Unaza, për çka Qyteti i Shkupit i ka ndarë 125 milionë denarë, ndërsa punët ndërtimore përsëri do t’i kryej kompania Pelagonia-Gostivar.
Kryetari Shilegov i paralajmëroi një pjesë nga projektet të cilat Qyteti i Shkupit i filloi dhe do t’i fillojë në periudhën në vazhdim, në drejtim të ofrimit të trafikut më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas në qytetin tonë.
“Qyteti i Shkupit filloi me rindërtimin e më shumë bulevardeve dhe rrugëve të cilët janë në kompetenca tona. Tashmë ka filluar rindërtimi i rrugës “Aco Shopov” në Karposh, ndërsa në periudhën në vazhdim do të fillojë edhe rindërtimi i bulevardit “Aradhët Partizane” nga urra “Kombet e Bashkuara” deri tek rrethrrotullimi tek Porta Vllae, rrugët “Bradfordska” dhe “Londonska” në Karposh, rruga “Anton Popov” në Kisela Vodë, si dhe ndërtimi i bulevardit të sapoprojektuar “Bosnjë e Hercegovina”, shtoi Shilegov. bi/shk/15:18