Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet të titulluar “LOT” dhe sapo është lansuar me videoklip.

Marketing

Muzika është prodhuar nga BIGBANG, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët, Butrinti dhe Tayna.

Videoklipi, i realizuar nga ekipi kreativ Sekuence, me një stil modern dhe dinamik që i shkon për shtat atmosferës së këngës.

Tayna, si gjithmonë, shkëlqen me paraqitjen e saj, një përzierje e elegancës dhe fuqisë femërore, duke i dhënë klipit një dimension të veçantë.

Me “LOT”, dy artistët tregojnë se dinë si të godasin fort në treg – dhe nuk ka dyshim që kjo këngë do të dominojë toplistat dhe klubet këtë sezon.