Buxhet zhvillimor që siguron baza solide për perspektivën e ekonomisë dhe standard më të mirë të qytetarëve – ishte vlerësimi i përbashkët I Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Ministrit për Financa, Fatmir Besimi, gjatë prezantimit të Buxhetit për vitin 2024.
Buxheti për vitin 2024 është projektuar në 343.6 miliardë denarë ose 5.5 miliardë euro, kurse deficiti është zvogëluar dhe propozohet niveli prej 545 milion euro. Vitin e ardhshëm pritet rritje e përshpejtuar ekonomike prej 3.4%, të shoqëruar me investime më të mëdha dhe rimëkëmbja ekonomike.
“Kontribut më të madh pritet të kenë vruto-investimet e vendit. Mbështetje për rritjen do të jetë edhe përkrahja nga sektori privat. Rimëkëmbja e partnerëe tregtar – Gjermanisë dhe BE-së, pozitivisht do të ndikojë në rritjen. Shkalla e inflacionit pritet të stabilizohet në 3.6%. Në vitin 2024 pritet rritja e punësimeve për 2%. Rritja nominale e pagave projektohet në 8.4%”, tha Dimitar Kovaçvski.
Ministri për Financa, Fatmir Besimi, theksoi se gjatë kohës së krizave është vështirë të bëhen parashikime duke paralajmëruar se deri në fund të vitit do të ketë edhe një shpërndarje të parave në Buxhetin për vitin 2023.
“Kriza e çmimeve dhe turbulencat gjeostrategjike nuk kanë mbetur pa implikime në suaza globale, kurse kanë goditur edhe ekonominë tonë. FMN dhe Banka Botërore I ndan një rrugë, shpeshherë konsultohen, kurse kanë projeksione të ndryshme që ndryshojnë. Shumë vështirë parashikohen”, tha Fatmir Besimi.
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, Maqedoni po zhytet në borxhe, duke potencuar se të gjitha buxhetet nga viti 2018 e deri te 2024 nuk kanë pasur asnjë efekt.
VMRO-DPMNE
“Buxheti për 2024 është për 2 miliardë euro më i madh se i vitit 2018 të krijuar nga LSDM-BDI. 2 miliardë euro më shumë për 6 vite, kurse në Maqedoni asgjë s`ka ndryshuar, s`ka projekte, kurse populli varfërohet. Shtrohet pyetja, ku përfunduan 25 miliardat deri tani? LSDM-BDI në çfarë planifikojnë t`i harxhojnë këto 5.5 miliardë euro?”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Autoritetet e Qeverisë paralajmëruan realizimin e përshpejtuar të projekteve infrastrukturore, tërheqjen e kompanive të huaja, mbështetje për kompanitë vendore dhe rrugën reformuese drejt BE-së.