Bexheti: Do të flas në detaje për prapaskenat politike në Matkë

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, nesër (e martë) në ora 12 në hapësirat e komunës së Sarajit do të ketë brifng me gazetar më pas deklaratë për medie. Ai, me këtë rast në detaje do të sqaroj rastin për Kanjonin e ‘Matkës’, ku komisioni për Antikorrupsion kërkoi padi penale nga Prokuroria dhe do të japë detaje për akuzat që ka bërë në adresë të qeverisë.

Marketing

Në paraqitjet publike, kreu I kësaj komune, Bexheti, ka apostrofuar direkt kryeministrin Zoran Zaev për përzierje të qeverisë në këtë rast, ndërsa komisioni për antikorrupsion është bërë instrument I politikës për të frikësuar.