24/12/2024
Ballina Lajme Kosovë Buxheti i Kosovës rritet me 9 %, fokusi tek infrastruktura, shëndetësia dhe...

Buxheti i Kosovës rritet me 9 %, fokusi tek infrastruktura, shëndetësia dhe mbrojtja

Kuvendi i Kosovës diskutoi këtë të hënë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti  i vitit 2025 kap vlerën e 3.6 miliardë eurove, 9% më i lartë se ai i këtij viti.

Marketing

Gjatë prezantimit kryeministri Albin Kurti  tha se ky buxhet është për familjen, ndërsa përmendi mbështetjen për gratë, fëmijët, studentët dhe rritjen e pagave në sektorin publik.

“Buxheti për paga dhe shtesa 13.5 për qind më i lartë se në vitin 2024 ose 111.5 milionë euro. Buxheti për mallra dhe shërbime duke përfshirë edhe shërbimet komunale është 3.2 për qind më i lartë sesa në vitin 2024, buxheti për subvencione dhe transfere është 8.75 për qind më i lartë sesa në vitin 2024. Rol këtu ka masat e reja, si pensionet, shtesat për fëmijë, rimëkëmbja ekonomike dhe të tjera. Buxheti për investime kapitale është 8.3 për qind më i lartë sesa në vitin 2024”, tha Kurti.

Rritje të buxhetit, vitin e ardhshëm, do të kenë edhe disa nga institucionet qendrore të shtetit, përfshirë ato në sektorin e mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe infrastrukturës rrugore.

Mes tjerash, të dhënat tregojnë se buxheti i Ministrisë së Financave do të jetë më i larti, i Ministrisë së Mbrojtjes do të rritet me më shumë se 54 milionë euro krahasuar me këtë vit, ndërsa i Ministrisë së Infrastrukturës për rreth 47 milionë.

Në Projektbuxhetin për vitin 2025 thuhet se gjatë vitit aktual ekonomia e Kosovës pritet të rritet për 4.5 për qind. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike vitin e ardhshëm pritet të vijë nga investimet private dhe publike, por edhe nga eksportet e mallrave dhe shërbimeve.

Marketing