Buxheti i MPB-së 2023,Spasovski: Spasovski: Ka financa edhe për përfaqësim adekuat

Buxheti i parashikuar do të zgjidhë edhe përfaqësimin adekuat të të gjitha etnive në njësitë speciale, siguron ministri i brendshëm, Spasovski. Ai thotë se nuk parashikohen punësime të reja në këtë drejtim, por vetëm avancime të policëve të interesuar, të cilët do të përmbushin kriteret.

Marketing

“Mjete financiare ekzistojnë për këtë qëllim, sërish do të kemi konkurs. Apeli im deri tek policët, të cilët me të vërtetë duan të vazhdojnë karrierën e tyre në njësitet speciale, të konkurrojnë, të jenë nga të gjitha etnitë dhe në fund ai që do të kalojë trajnimin selektues mund të jetë pjesë e njësitit.” – theksoi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

MPB-ja është e hapur edhe për kuadro të reja, ndërkaq administrata për dhënien e dokumenteve do të ofrojë shërbime të shpejta nëpërmjet realizimit të konceptit të hapur ‘Policia më afër qytetarëve’.