Buxheti i RMV-së arriti 4.4 miliardë euro, rritje të pagave në disa sektorë

Maqedonia e Veriut për vitin 2022 planifikon shpenzime prej 4.4 miliardë euro, ndërsa vlera e të ardhurave të planifikuara do të arrin 3.8 miliardë euro, apo 30.9 përqind e BPV. Për vitin e ardhshëm, vendi pritet të ketë deficit prej 545 milionë euro, apo 4.3 përqind e BPV.

Marketing

“Të hyrat e përgjithshme të Propozim Buxhetit për vitin 2022, planifikohen të jenë në vlerë prej 238.9 miliardë denarëve dhe janë për 7.4% më të larta se ky vit. Shpenzimet e përgjithshme planifikohen të jenë në nivel prej 272.4 miliardë denarëve, që janë për 1.4% më të larta se në vitin 2021. Deficiti është më i ulët për 2.2 pikë përqindjeje, krahasuar me deficitin në vitin 2021”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Ministri i Financave në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, pret që propozim-buxheti të miratohet në kohë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, derisa në Qeveri është miratuar në seancën e 116-të, më 30 tetor.

Ky propozim brenda saj përfshin rritje të shpenzimeve kapitale për 27 përqind në krahasim me vitin e kaluar, derisa rritje të pagave do të ketë në shëndetësi, arsim, kulturë, gjyqësor, prokurori, etj. Ulje të shpenzimeve për gjashtë përqind do të ketë te mallrat dhe shërbimet.

Të ardhurat e planifikuara vlerësohet se do të jenë për 7.4 përqind më shumë se vitin e kaluar, derisa shpenzimet do të shënojnë rritje për 1.4 përqind./Portalb

Marketing