Buxheti i Tetovës rreth 50 milionë euro, Kasami premton ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe pishinave

Komuna e Tetovës do të ketë buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë! Do të jetë afër 50 milionë euro, përfshirë edhe ndihmën nga qeveria nga e kredia hungareze, ku komuna e Tetovës do të përfitojnë rreth 11.5 milionë euro.

Marketing

Sipas Kasamit me këtë mjete do të bëhen rrugë, shkolla, pishina dhe kanalizime.

Në komunën e Tetovës sot u mbajt debati i fundit në lidhje me propozim-buxhetin, ndërsa pritet që të hënën buxheti do të jetë para këshilltarëve komunal ku edhe pritet të kalojë.

Marketing