22/12/2024
Ballina Aktuale Buxheti i vitit të ardhshëm,Mexhiti: Fokusi në decentralizimin e komunave

Buxheti i vitit të ardhshëm,Mexhiti: Fokusi në decentralizimin e komunave

“Në këtë buxhet do të ketë diku 250 milion euro për projekte infrastrukturore për të gjitha komunat ku hisen e tyre do ta marrin edhe komunat shqiptare. Po ashtu vendohet theks edhe mbi arsimin sepse është ndër prioritetet tona, jo vetëm me investimin te Nënë Tereza por po punojmë edhe në drejtime të tjera për ngritjen e cilësisë dhe të kapaciteteve edhe të universiteteve të tjera. Përveç Korridorit 8, theks është vendosur edhe në rrugën Shkup-Bllacë, edhe në proejktimin e tunelit apo në rrugën Tetovë-Prizren…”, deklaroi Izet Mexhiti, zv.kryeministër i parë.

Qeveria një ditë më parë i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm. Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë të jenë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind.

Marketing