Rritja minimale prej pesë për qind në pagat e parashikuara nga buxheti i miratuar tashmë për vitin 2019 është një zhgënjim i madh për punonjësit në arsim, shkencë dhe kulturë, thotë për Alsat kreu i SASHK-ut Jakim Nedelkov.
Jo vetëm që një rritje e tillë e pagave të stafit arsimor është një lëvizje poshtëruese, por atë pesë për qind rritje në pagë duhet ta presim për gjysmë viti. Sindikata kërkon që rritja të fillojë më 1 janar dhe punonjësit e arsimit që punojnë ose jetojnë në zonat rurale, dhe që nga shtëpia deri në punë, udhëtojnë më shumë se dhjetë kilometra të marrin mjete reale financiare që do tua mbulojnë kostot.
Ne presim një rritje më të konsiderueshme të pagave në veprimtaritë tona. Aktualisht, pagat në arsim janë rreth 22 mijë denarë, që do të thotë për të shkuar paga deri në 30 mijë denarë deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, diferenca është e madhe. Nën 20 për qind këtë vit, dhe 20 për qind vitin tjetër nëse nuk kemi rritje pagash nuk do të jemi të kënaqur” – u shpreh në linjë telefonike Joakim Nedelkov- SASHK.
Edhe punonjësit e shëndetësisë nuk e fshehin zhgënjimin me rritjen e parashikuar të pagave. Për dy deri në tre ditë, Sindikata e Klinikës ka caktuar një takim me kryeministrin Zoran Zaev, ku do të negociohet pikërisht për lartësinë e pagave në këtë sektor, por edhe për problemet e tjera që qëndrojnë pezull për një periudhë më të gjatë.
Revolta e të punësuarve po rritet. Dhe e dini se si është, tashmë janë përcaktuar kërkesat e tjera, por tani ne kemi mandat për të negociuar për ato kërkesa, dhe ministri ka një mandat për të qëndruar në atë që kemi negociuar. Sidoqoftë, do të duhet atë takim me Kryeministrin ta arrijmë që e tërë kjo situatë të vijë në një rrjedhë normale” -theksoi – Goran Begoviq- Kryetar i Sindikatës së Klinikës.
Deputetët miratuan buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili sipas pushtetit parashikon rritje ekonomike dhe një standard më të mirë jetese. Në arkën e shtetit janë siguruar para për rritjen e pagave të administratorëve, por ministri kompetent Damjan Mançevski u tha punonjësve nën kapelën shtetëror, nëse nuk ka rezultate për nisjen e negociatave me BE-në deri në qershor, paga do të ju mbetet e njëjtë.