Bexheti paralajmëron rikonstruimin e rrugës lokale në fshatin Bojanë (Dokument)

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë. Ai përmes rrjetit social facebook informoi se është nënshkruar leja për ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Bojanë.

Marketing

“Të nderuar banorë të Komunës së Sarajit ju njoftojmë se sot nënshkruam edhe lejen për ndërtimin e rrugës lokale në f.Bojanë.
#VazhdojmëMeInfrastrukturë
#PërKomunënQëDuam”, ka shkruar kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti në facebook.