Buxhovi: Shkupi kryeqytet historik i shqiptarëve

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u bë promovimi i librit “Kosovës” VI,VII dhe VIII. Edhe promovimi i sotëm i “Kosovës” VI, VII dhe VIII në Shkup , zgjoi interesimin e studentëve dhe të intelektualëve të Shkupit. Me këtë rast, autori u prit nga Rektori Azis Pollozhani si dhe stafi akademik i Universitetit, ku u përgëzua për veprën dhe përkushtimin që në të të gjej vend edhe Maqedonia.

Marketing

Ndërsa prorektori Rizvan Sulejmani, Buxhovin e vlerësoi autor të rëndësishëm të historiografisë shqiptare, shkrimtar, por edhe intelektual, që i kontribuoi politikisht procesit të shtet ndërtimit të Kosovës nga çastet e para. Redaktori i librit, Ramadan Musliu, edhe këtë herë theksoi se projekti i rrumbullakuar i “Kosovës” në tetë libra, paraqet njërën ndër punët më të rëndësishme në historiografinë shqiptare.

Jusuf Buxhovi mbajti ligjëratën me temë “Vendi i shqiptarëve në Maqedoni i parë nga këndvështrimi historik, etnik dhe politik nga antikiteti deri te koha jonë”. Sipas autorit, Maqedonia antike si pjesë e botës iliro-dardane dhe Maqedonia si shtet politik, janë pjesë e pandashme e historisë shqiptare, duke e ilustruar këtë edhe me faktin se Shkupi paraqet kryeqytetin historik të shqiptarëve. Me këtë rast, autori bërë me dije se së shpejti botohet studimi voluminoz “Maqedonia nga antikiteti deri te koha e jonë”.