Byroja e Metrologjisë mori pajisje të reja moderne

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer dhe drejtoreshën e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai, sot kanë shënuar Ditën Botërore të Metrologjisë – 20 maj.
Siç informoi ministri Bekteshi me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Byroja e Metrologjisë ka siguruar pajisje të reja për laboratorë të rinj me mjete të siguruara nga programi IPA.
Ministri Bekteshi ka theksuar se infrastruktura për cilësi ofron kontribut substancial drejt tejkalimit të barrierave teknike, drejt tregtisë korrekte si dhe drejt kujdesit për konsumatorët dhe se tregtia korrekte dhe mbrojtja e konsumatorëve nuk është e mundshme pa sistem të zhvilluar të metrologjisë.
“Për këtë projekt nga programi i programuar IPA 2019, që në mënyrë parësore ishte orientuar drejt forcimit të kapaciteteve të Byrosë së metrologjisë, mund të them lirisht se ka rolin kyç edhe në procesin e miratimit dhe harmonizimit të legjislacionit kombëtar teknik, me atë të Bashkimit Evropian dhe gjithsesi zbatimin e tij. Njëherësh, Byroja për metrologji është institucion që është i lidhur ngushtë me qytetarët dhe ekonominë, dhe si i tillë paraqet element të pashmangshëm në sigurimin e cilësisë së produkteve, ngritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkurruese në treg, me një fjalë, avancimin e ekonomisë së shtetit” – ka deklaruar ministri Bekteshi.
Gjithashtu, Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë mbështetë institucionet siç është Byroja e metrologjisë në zbatimin e aktiviteteve të orientuara drejt ndërtimit të infrastrukturës cilësore të metrologjisë, promovimit të metrologjisë si shkencë, si dhe organizimin e fushatave për ngritjen e vetëdijes për metrologjinë.
“Mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës për cilësi edhe më tutje do të mbetet prioritet për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa besoj se Bashkimi Evropian edhe në të ardhmen do të na dalë në ndihmë për realizimin e projekteve të tjera të shumta të këtij lloji” – tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Marketing

Euro-ambasadori Gir, potencoi se Bashkimi Evropian çdo herë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen. Shtoi se Bashkimi Evropian, fuqishëm e mbështet Byron për Metrologji që të jetë konkurruese në treg.
“Të gjithë e dimë se Metrologjia është shumë e rëndësishme, do të ishte shumë vështirë që të paramendohet një botë moderen e tregtisë pa pasur shkencën e Metrologjisë. BE-ja do të jetë këtu për të siguruar ushqim të sigurt. Për të bërë punën në Metrologji duhet pajisje moderne. Gjatë viteve të fundit, Bashkimi Evropian e ka rritur konkurrencën në fushën e Metrologjisë. Kurse në vitet e kaluara, SHBA, Kina dhe India, i kanë rritur investimet e veta në fushën e Metrologjisë për 50-60%. Bashkimi Evropian ka formuar partneritetin për Metrologji i cili ka për qëllim për të integruar kërkimet metrologjike në Evropë dhe t’i përdorë më së miri fondet nacionale si dhe investimet private në fushën e metrologjisë. Ky projekt financohet nga ana e vendeve anëtare të BE-së. Bashkimi Evropian ka mbështetur Byron për Metrologji në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 në kuadër të IPA fondeve. BE-ja ka siguruar shumë pajisje për Byron për Metrologji, dhe shuma e kësaj pajisje është rreth 2 milionë euro, i cili do të ndihmojë personelin e Byros.
Drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë Merita Mustafai tha se si bartëse e infrastrukturës kombëtare metrologjike, Byroja e Metrologjisë është element kyç në ndërtimin e infrastrukturës cilësore të vendit dhe është një nga shtyllat më të rëndësishme të progresit shkencor dhe teknologjik.
“Misioni dhe vizioni ynë është të ndërtojmë një institucion metrologjik prestigjioz, të njohur në nivel evropian dhe më gjerë, e cila do të mbështesë integrimin ndërkombëtar të vendit tonë dhe industrisë sonë, për sa i përket konkurrencës së saj ndërkombëtare. Nisur nga rëndësia e metrologjisë si një element i domosdoshëm, të nevojshme për avancimin e ekonomisë së shtetit, Byroja e Metrologjisë vazhdimisht përpiqet të marrë masa dhe aktivitete të ndryshme për mbështetjen dhe zhvillimin e saj. Pikërisht realizimi i këtij projekti është në drejtim të përmbushjes së vizionit tonë”, tha drejtoresha e Byros për Metrologji, Merita Mustafai.
Sipas saj, përfitimi i këtij projekti do të reflektohet në zhvillimin e industrisë dhe ekonomisë në përgjithësi.
“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për përvojat dhe njohuritë që fitojmë përmes projekteve të Bashkimit Evropian, sa më shumë që të jetë e mundur për t’i vënë ato në shërbim të përdoruesve të shërbimit, si në drejtim të sigurimit të gjurmueshmërisë në matje, si dhe në drejtim të përmbushjes së kërkesave të direktivave evropiane”, shtoi mes tjerash, drejtoresha e Byros për Metrologji, Merita Mustafai.
Në kuadër të programit IPA TAIB 2019 me titull “Forcimi i kapaciteteve të Byrosë së Metrologjisë”, Byroja e Metrologjisë bleu pajisje metrologjike për shpërndarjen e peshës, pajisje për përcaktimin automatik të përmbajtjes së hidrokarbureve dhe oksigjenit në benzinë, pajisje për prodhimin e tretësirave të etanolit për testimin dhe verifikimin e alkoolit të frymëmarrjes (etilometra) dhe pajisje për kalibrimin dhe verifikimin e instrumenteve për gjatësi.