Bytyqi -Besimi: Ekonomitë tona kombëtare të vogla por me aspirata të mëdha

ëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i financave, Fatmir Besimi, sot kryesuan seancën e parë plenare ekonomike dhe të biznesit “Në rrugën drejt një rajoni më të lidhur dhe të integruar – Cili është rreziku? Si të arrijmë atje?”, që është pjesë e “Forumit të Prespës për Dialog”.
Me këtë rast Bytiqi theksoi se Marrëveshja e Prespës, e bërë disa vjet më parë sot mblodhi të gjithë pjesëmarrësit, nga Ballkani, Evropa dhe bota në këtë Forum.

Marketing

“Është fuqia e hapjes dhe respektit të ndërsjellë – mund të sjellë vetëm perspektivë dhe prosperitet të përbashkët. Dhe për këtë do të flasim të gjithë sot, për të ardhmen e rajonit tonë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të shihet si gjashtë vende të ndryshme – ose deri në tetë ose dhjetë. Por mund të shihet gjithashtu si një rajon i përbashkët, me një histori të përbashkët, një strukturë të ngjashme ekonomike dhe probleme të ngjashme. Pandemia e koronavirusit ka treguar se nuk ka kufij. Emigrimi, migrimi, nuk ndalet në Ballkan ose në kufirin me BE-në. Kompania globale e internetit Amazon është një konkurrencë serioze për dyqanet tradicionale jo vetëm në Lubjanë, por edhe për ato në Zagreb, Sarajevë, Podgoricë, Beograd, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, dhe gjithashtu ndotja nuk ndalet në pikat kufitare”, tha zëvendëskryeministri.

Ministri i financave Fatmir Besimi vuri në dukje se veprimi dhe lidhja e përbashkët e vendeve në rajon mund të japë sinergji në rezultatet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të arrijnë, gjegjësisht rritjen ekonomike dhe zhvillimin dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.

“Ngjarjet e shkaktuara nga pandemia Covid-19 ilustrojnë më së miri se sa të ndërlidhura dhe të ndërvarura janë shoqëritë dhe ekonomitë tona. Me fillimin e pandemisë, ndërmarrja e masave shëndetësore dhe prishja e zinxhirëve globalë të furnizimit, ishte çështje ditësh para se të gjitha ekonomitë të shihnin një rënie të ndjeshme të aktivitetit ekonomik. Pa përjashtim, rënia e disave shkaktoi një rënie në të gjithë të tjerët. Gjatë krizës, vetëdija për unitetin e komunitetit u forcua globalisht. Nga një perspektivë shëndetësore, përpjekjet e përbashkëta kishin për qëllim gjetjen e vaksinave dhe masave për të luftuar përhapjen e virusit. Nga pikëpamja ekonomike, disa plane dhe pako u miratuan për të mbështetur ekonomitë më pak të zhvilluara. Në një periudhë relativisht të shkurtër kohe, bota i është përgjigjur në mënyrë efektive krizës. Në rajon, bashkëpunimi midis qeverive është forcuar duke monitoruar bashkërisht pandeminë dhe duke ndërmarrë veprime të koordinuara. “Në të njëjtën kohë, ekonomikisht, morëm shembuj nga njëri-tjetri për të zbatuar masa anti-krizë për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët”, nënvizoi Besimi.