Ballina Lajme Maqedoni Bytyqi – Fajon: Rajoni i fortë është një vlerë e shtuar në...

Bytyqi – Fajon: Rajoni i fortë është një vlerë e shtuar në rrugën drejt integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot ka takuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila është në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Biseda mes dy zëvendëskryeministrave u fokusua në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, për të cilat ministrja Fajon i mirëpriti dhe shprehu mbështetjen e saj në fillim të takimit, si dhe për krizën aktuale energjetike dhe ballafaqimin me të.

Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi për gjithë mbështetjen që Sllovenia, si dhe ministrja Fajon, po i jep vendit tonë në rrugën drejt integrimit në BE.

Dy zëvendëskryeministrat biseduan për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përmes investimeve dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Zëvendëskryeministri Bytyqi konfirmoi rëndësinë e kompanive sllovene që investojnë në vendin tonë dhe që sjellin vlerë të shtuar në ekonominë tonë.

Ministrja Fajon konfirmoi bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë që kanë dhe zhvillojnë tradicionalisht të dy vendet, gjë e cila konfirmohet nga 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Ministrja konfirmoi edhe angazhimin e Komisionit Evropian për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor për të dalë nga kriza energjetike, me qëndrim pozitiv se Komisioni do të marrë një vendim pozitiv për mbështetjen financiare.

Marketing
Exit mobile version