Ballina Aktuale “Ditët e Naimit” këtë vit pa mbështetje të Komunës,Emërllahu; Kasami nuk e...

“Ditët e Naimit” këtë vit pa mbështetje të Komunës,Emërllahu; Kasami nuk e ka pa të arsyeshme të mbështes shkëlqimin e këtij festivali (VIDEO)

Edicioni i 26-të i festivalit ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” që organizohet në Tetovë sivjet me shumë probleme financiare. Duke mos mjaftuar shkurtimi i mjeteve financiare nga Ministria e Kulturës ky festival këtë vit nuk do të merr mbështetje as nga shtëpia e tij gjegjësisht nikoqiri ku realizohet Komuna e Tetovës. Kjo e fundit këtë vit nuk e ka pa të arsyeshme të ndaj mjete financiare për mbështetje të festivali thotë Shaip Emërllahu drejtor.

Marketing

“Buxheti ka qenë shumë shumë i limituar dhe në momentin e fundit e kemi realizuar këtë mision, sivjet festivali përmendim që sado që me një simbolik ka mbështetur Ministria e Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe dy sponsorët tanë “Parajsa e Sharrit” dhe “Restorant Kurtishi” Ajo se çka ka ndryshe këtë vit është se ka mungesë financash gjë që na ka sjell në një situatë që të organizojmë ose jo festivalin, dhe ne arritëm ta bëjmë dhe të sjellim numër të madh të poetëve ne kemi bërë kërkesë në komunën e Tetovës dhe nuk kemi marrë përgjigje, kërkesën e kemi bërë në muajin shkurt, “Ditët e Naimit” në vazhdimësi kanë pasur pengesa, si duket nuk janë dakord për shkëlqimin e festivalit” tha në konferencën e sotme me Gazetarët Drejtori i festivalit “Ditët e Naimit” Shaip Emërllahu

Këtë vit laureat i çmimit të këtij festivali është poeti nga Suedia Kristoffer Leandoer i cili është edhe bashkëshorti i Ambasadores së Suedisë në Shqipërinë fqinje dhe njëherit edhe juri në çmimin Nobel por fatkeqësisht edhe pse Tetova ka këtë fat që të ketë në vatër Emra të poetëve Botëror ai nuk u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili edhe nuk ka mbështetur festivalin.

 

Marketing
Exit mobile version