Bytyqi, flet për grevën në arsim

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, sot ka folur për grevën në arsim.

Marketing

Ai në intervistë për “Utrinski Brifing”, tha se nuk ju është dhënë mundësia palëve për negociata, edhe pse kishte thirrje që ato të vazhdojnë.

“Në disa komuna ka mësim. Qëllimi është të mos viktimizohet arsimi i fëmijëve të cilët tashmë dy vite janë përjashtuar nga procesi edukativo-arsimor. Ne të rriturit duhet të jemi më të arsyeshëm”, tha Bytyqi.

Bytyqi thotë se “ne si shoqëri po kalojmë nëpër procese që nuk kanë ndodhur më parë, na jepet mundësia për bisedime dhe negociata”.

“Negociatat nuk do të thotë vendosja e ultimatumit, kështu ka qenë edhe me mbledhjen e parë për pagën minimale kur sindikata ka dalë me kërkesë dhe ka thënë se nuk ka asnjë devijim, pra pse do të negociojnë”, komentoi Bytyqi