Bytyqi: Ka ardhur koha për përfaqësim të drejt dhe adekuat me meritë, pavarësisht përkatësisë etnike

I ftuar në Daily Click, nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi tha se, politika dhe aktorët politik punojnë vetëm për publikun e tyre, që siç tha, janë të mbylkur në taboret partiake dhe militante, përcjell TV21. Bytyqi tha se, ka ardhur koha për përfaqesim të drejt dhe adekuat, ku njerëzit të jën në vende të caktuara me meritë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike

Marketing

“Ne të gjithë politikanët kemi gojën plotë me vlera europiane dhe mendoj se tani është momenti për të treguar veprim europian. Ata që nuk janë të gatshëm, mendoj se duhet ta lëshojnë skenën politike dhe t’ua lënë hapësirën atyre që janë të gatshëm. Politika nuk është e gatshme, aktorët politik nuk janë të gatshëm sepse janë mbyllur në taboret e tyre qoftë etnike ose në taboret e tyre militante dhe shohin dhe punojnë vetëm për publikun e tyre pa e parë se çfarë pasoje sjellë ajo të nesërmen. Ka ardhur koha për çdo çështje e posaçërisht për përfaqësimin e drejt dhe adekuat për përfaqësimin e drejt dhe adekuat me mëritë të personave që pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, mund ta bëjnë punën në mënyrën më të mirë, duhet të ndodhë sot”, tha Bytyqi.

Marketing