Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në hapjen e Forumit Energjetik të MEF-it 2023, në të cilin sot dhe nesër në Shkup, një numër i madh të përfaqësuesve të lartë të Qeverisë nga vendi dhe rajoni, ambasadorë, përfaqësues nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare do të diskutojnë mbi temën “Përmirësimi i trekëndëshit ‘Politikat – Teknologjia Financiare – Energjetike’ për rezistencën energjetike dhe tranzicionin e gjelbër”.
Në vijim jua dërgojmë fjalimin e tij integral:
“Kam nderin që për të dytin vit radhazi jam patron i Forumit Energjetik të MEF-it të organizuar nga Instituti ZIP dhe kemi dy ditët e ardhshme për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që kemi përpara nesh, në fushën e energjetikës. Nëse marrim parasysh se sektori i energjetikës krijon 10-15% të PBB-së në ekonominë tonë, atëherë është e qartë se zgjedhjet që bëjmë sot në sektorin e energjetikës do të kenë një ndikim të madh në të ardhmen e ekonomisë sonë dhe në mirëqenien por dhe sigurinë energjetike tek brezat e ardhshëm. Prandaj, besoj se Forumi do të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse për dialogun, shkëmbimin e njohurive, por edhe për ndarjen e qasjeve novatore, arritjeve më të fundit, trendeve dhe strategjive për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me energjinë.
Energjia e gjelbër, pa prishur ekuilibrin e eko sistemit tonë kompleks, është kyçe për ruajtjen e mjedisit. Janë pikërisht ndryshimet e përshpejtuara klimatike dhe degradimi i mjedisit që na çojnë drejt një kalimi urgjent nga burimet fosile në burimet e rinovueshme të energjisë me emetim të ulët të gazrave serrë, të cilat duhet t’i konsiderojmë të domosdoshme në krijimin dhe zbatimin e politikave.
Thuhet se vetëm ndryshimi është konstant, ndaj transformimet energjetike janë një proces konstant, aktualisht me një hap të përshpejtuar drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, por planifikimi dhe përgatitja për fazat e ardhshme është ajo që garanton qëndrueshmëri dhe stabilitet.
Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, vitin e kaluar është arritur një rekord historik në botë në instalimin e objekteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, që është 295 GW (gigavat), që paraqet 83 për qind të investimeve të përgjithshme në prodhimin e energjisë elektrike. Para se ekonomia të portretizojë një të ardhme në të cilën burimi i energjisë jetike zhvendoset nga lëndët djegëse fosile drejt burimeve me erë, diell dhe ujë. Ky transformim do të përfshijë edhe krijimin e vendeve të reja të gjelbra dhe shumë produktive të punës, të cilat sipas projeksioneve për vitin 2030 thonë se në këtë sektor do të krijohen 38 milionë vende pune dhe në vitin 2050 ky numër do të rritet në 50 milionë.
Të nderuar,
Zhvillimi i tregjeve, në mënyrë që ata të mund të ndjekin ndryshimet, është i mundur vetëm përmes krijimit të një mjedisi favorizues dhe inkurajues. Vendi ynë është lider në rajon me aktet ligjore dhe nënligjore të miratuara dhe tashmë të zbatuara, të cilat janë plotësisht në përputhje me Komunitetin Evropian të Energjisë, me të cilin mundësohet liberalizimi i tregut të energjisë.
Duke përafruar politikat energjetike, teknologjitë moderne të energjisë dhe mobilizimin e financave, ne hapim rrugën për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese energjetike që zbut ndryshimet klimatike, përmirëson sigurinë energjetike dhe nxit rritjen ekonomike.
Të gjitha politikat dhe masat e Qeverisë, me të cilat krijojmë një të ardhme më të mirë energjetike për vendin, janë të fokusuara në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë bazike dhe prodhimin e njëkohshëm të energjisë nga burimet e rinovueshme.
Për sa i përket prodhimit të energjisë bazike elektrike, procesi i vlerësimit të ofertave për ndërtimin e burimit më të madh të hidro kapaciteteve për projektin “Çebren”, me një vlerë investimi të vlerësuar prej një miliard eurosh dhe një kapacitet të parashikuar të prodhimit të energjisë bazike prej 300 – 330MW.
Në të njëjtën kohë, investimet publike dhe private në burimet e rinovueshme të energjisë po rriten me intensitet në rritje. Në 2 vitet e fundit, në vend janë instaluar dhe lidhur në rrjet mbi 207 MW centrale fotovoltaike. Gjithahtu, politikat tona kanë tërhequr investime private prej më shumë se një miliardë euro, të cilat do të ndërtojnë një kapacitet mbi 1 GW në periudhën e ardhshme.
Konkurrueshmëria dhe lidhja rajonale janë kyçe për zhvillimin e rajonit, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Në këtë drejtim, krahas investimeve të shtuara në infrastrukturën rrugore, në 5 vitet e fundit është punuar intensivisht edhe për lidhjen e energjisë, nëpërmjet ndërtimit të interkonektorit me Shqipërinë, i cili do të përfundojë korridorin 8 për transmetimin e energjisë elektrike Lindje-Perëndim, mes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë.
Gjithashtu, shteti po monitoron nga afër trendet në ndërtimin e centraleve fotovoltaike, të cilat po marrin një vrull jo vetëm në vendin tonë por edhe në fqinjësi, dhe operatori ynë i sistemit MEPSO po punon për rritjen e kapacitetit të transmetimit të energjisë elektrike përgjatë Korridorit 10, duke rritur kapacitetin e interkonektorit Manastir-Lerin, i cili duhet të dyfishohet në vitet e ardhshme.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon edhe për diversifikimin e furnizimit me gaz natyror, përmes ndërtimit të një interkonektorit me Greqinë. Përmes të cilit do të sigurojmë gaz për brezat e ardhshëm. Kjo do të thotë për ne se nuk do të jemi të varur vetëm nga gazi rus që vjen përmes interkonektorit me Bullgarinë, por edhe gazi nga terminali LNG në Aleksandrupoli do të jetë i disponueshëm për ne.
Lidhja rajonale po bëhet edhe në drejtim të ndërtimit të interkonektorëve të gazit me fqinjët tjerë, që përveç diversifikimit do të nënkuptojë për vendin tonë se jemi në hartën energjetike, të vendosur si qendër në Ballkan.
Ne i bëjmë të gjitha këto për sigurinë e së ardhmes sonë, duke krijuar një mjedis të parashikueshëm për biznesin si dhe energji më të lirë për familjet tona.
Krahas prodhimit të energjisë së qëndrueshme dhe të gjelbër, është e rëndësishme edhe rritja e efikasitetit të konsumit të energjisë. Për këtë qëllim po punohet për ngritjen e Fondit Kombëtar për Efikasitet Energjetik, si dhe mundëson financimin përmes projektit PEEB COOL për rritjen e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike.
Të nderuar,
Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju se këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut themeloi bursën e saj të energjisë elektrike, e menaxhuar nga MEMO, e cila do të mundësojë tregti transparente dhe bashkim në një treg shumë konkurrues dhe dinamik evropian të energjisë elektrike. Tregu i aksioneve do të thotë stabilitet si për investitorët e vendit ashtu edhe për ata të huaj, kurse për shtetin investitorët e rinj të huaj të cilët inkurajohen të investojnë në burimet e rinovueshme të energjisë.
Tregu tërësisht i liberalizuar i energjisë, me një bursë tashmë të krijuar të energjisë elektrike, hapja ndaj investitorëve të huaj dhe vendor, procedurat e thjeshtuara administrative për instalimin e fotovoltaikëve dhe të gjitha masat e tjera që kjo Qeveri ka ndërmarrë në periudhën e kaluar, më japin të drejtën të konstatoj se po ecim në drejtimin e duhur, duke krijuar vlerë të shtuar, kemi hapur rrugën për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese energjetike për vendin tonë.
Faleminderit dhe ju uroj diskutime produktive dhe të frytshme në dy ditët në vijim.”