Bytyqi: Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për industrinë “ivent” për organizimin e ngjarjeve me interes publik

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se Qeveria ka siguruar mjete për organizimin e një numri ngjarjesh me interes publik, për realizimin e të cilave do të mund të angazhoheshin kompani nga e ashtuquajtura industria “ivent”, gjë që do u ndihmonte për të tejkaluar periudhën kur organizohen më pak ngjarje për shkak të pandemisë. Këto kompani, thotë Bytyqi, nuk përjashtohen nga masat aktuale të mbështetjes, as nga paketa e pestë që duhet të miratohet së shpejti. Ata gjithashtu kanë qasje në mjete nga kredit pa interes nga Banka Zhvillimore, e cila, siç tha ai, në kushte të caktuara gjysma mund të shndërrohen në grant.

Marketing

Bytyqi theksoi se ekziston zgjidhje për çështjen e mbështetjes për këto kompani dhe se vetëm Qeveria e sheh atë në një mënyrë, përfaqësuesit e këtyre kompanive në një mënyrë tjetër, të cilët sot organizuan protestë duke kërkuar mbështetje më të madhe nga Qeveria.

“Nuk mendoj se nuk do të gjendet zgjidhje. Ne sigurisht që kemi zgjidhjet. Ne i shohim ato ndryshe nga aspekte të ndryshme. Kompanitë që organizojnë ngjarje nuk janë lënë kurrë jashtë masave në të pesë paket masat. Ata u përfshinë në përjashtimin nga paradhëniet e taksave të tatimit mbi fitimin, u përfshinë në përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale, ata patën mundësinë të aplikojnë për kredi pa interes nga Banka Zhvillimore dhe ata kishin mundësinë të subvencionojnë pagat”, tha Bytyqi në një paraqitje të ftuar në televizionin “Sitel”.

Lidhur me paralajmërimin se shteti ka siguruar një million euro mjete të pakthyeshme financiare për organizimin e të paktën 40 ngjarjeve me interes publik, si për shembull jubileun 30 vjet pavarësi të shtetit, Bytyqi thotë se kjo është mundësi e shkëlqyeshme që kompanitë të përkrahen dhe paguhen për organizimin, pa menduar për profitabilitet të ngjarjes.

“Kjo industri asnjëherë me dekret, as me ligj nuk ishte e mbyllur. Ata kanë pasur protokolle për punë dhe organizimi i ngjarjeve me ato kushte e sjell në pyetje rentabilitetin. Ne jemi të vetëdijshëm për atë dhe për këtë shkak kemi krijuar masë të re në pakon e pestë, ku themi – do t’ju ofrojmë mundësi që ju të krijoni përmbajtje dhe për këtë të paguheni në mënyrë adekuate, pa me këtë rast të kujdeseni në pragun e rentabilitetit”, tha zëvendës kryeminsitri.

Qëllimi është, siç tha, të përkrahen kompanitë të vazhdojnë të punojnë, të nxiten që ta pranojnë sfidën të adaptohen në kushtet e ndryshuara dhe ta shfrytëzojnë kapacitetin e saj që të krijojnë përmbajtje.