Bytyqi: Në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do të ketë rritje të rrogave për funksionarët

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi thotë se po punohet në 7 ndryshime të ligjeve në mënyrë që të ulen pagat e 1260 funksionarëve që të kishin rritje të pagave për 78 për qind. Bytyqi siguroi që në buxhetin e vitit të ardhshëm funksionarëve nuk do u rriten pagat.

Marketing

“U paralajmërua se për shkak të metodologjisë, vitin e ardhshëm të gjithë funksionarët, të emëruarit dhe të përzgjedhurit, do të marrin paga më të larta, kjo nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm. Ka shkurtime edhe në veprimtari tjera ku shohim se ka shpenzime joproduktive sepse deficitin buxhetor përfundimisht do ta sjellim në atë që e kemi planifikuar në planin afatmesëm dhe gjithsesi se investimet kapitale do të jenë më të larta se deficiti buxhetor që e planifikojmë për vitin e ardhshëm”, tha Bytyqi.