Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është me ju në këto momente të vështira. Efektet ekonomike të koronavirusit i ndjejmë absolutisht të gjithë. Por, kujtoni, ne jemi këtu për ju dhe së bashku do ta kalojmë këtë rrugë të rëndë. Qeveria ka qëllim të qartë në këtë krizë globale, ndërsa ky është shpëtim i çdo vendi të punës dhe çdo kompanie.
Tani më realizohet edhe pakoja e dytë e masave ekonomike e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për çdo të punësuar, ndihmë për sportistë prej 14.500 denarë, ndihmë për artistë dhe kompensim në para për qytetarë që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës.
Shteti kujdeset edhe për personat të cilët kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale dhe kanë mbetur pa të ardhura ndërsa ndërpritet edhe ligji për përmbarim deri në fund të qershorit. Ndalohet hapja e procedurës së falimentimit, ndërsa është hapur edhe fond solidar për ndihmë të qytetarëve të prekur nga kriza.
Do të doja t’ju informojë edhe se tani më janë lejuar 254 kredi për ndërmarrje të vogla, mikto dhe të mesme nga linja kreditore pa interes të Bankës zhvillimore. Për interesim më të madh për këtë masë tregon edhe fakti që deri më tani janë parashtruar dhe në fazë të shqyrtimit deri tek Banka zhvillimore janë mbi 1.050 kërkesa për kredi pa interes.
Me qëllim që t’ju ndihmojmë në tejkalimin e pasojave nga kriza, Qeveria solli edhe Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Me këtë dekret parashihet lirim nga pagesa e vlerës së akontacionit të tatimit mbi të ardhurat personale për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2020.
Njëkohësisht, solli edhe Dekret i cili siguron lirim nga pagesa e vlerës së akontacioneve të tatimit të përfitimit për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2020.
Kriteret për këtë ndihmë janë të definuara rreptë dhe të njëjtat vlejnë për të gjithë.
Këto janë vetëm një pjesë e masave të cilat kanë për qëllim ndihmë të ndërmarrjeve vendore, ndihmë për çdo vend të punës.
Dhe nuk ndalojmë këtu. Në përgatitje është edhe pakoja e re e masave esenciale dhe politikave të cilat do të sigurojnë ndihmë shtesë për ekonominë vendore.
Në dy vjet e gjysmë krijuam ekonomi të fuqishme dhe stabile e përgatitur që të sjell edhe sfida serioze ekonomike si kjo kriza globale.
Do të tregojmë se me menaxhim të përgjegjshëm, ekonomik dhe të drejtë menaxhojmë me financat publike, shpejtë do ta tejkalojmë këtë krizë, me pasoja më të vogla ndaj ekonomisë.
Fatmir Bytyqi, kryetar i Komisionit për financa të LSDM-së