Bytyqi në kompaninë Almero në Gostivar: Me ndihmën financiare për kompanitë në rajonet më pak të zhvilluara, ne inkurajojmë zhvillimin e balancuar rajonal

Me ndihmën financiare për kompanitë në rajonet më pak të zhvilluara planifikuese inkurajojmë zhvillimin e balancuar rajonal, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës në kompanine për prodhimin e dyshekëve Almero në Gostivar.

Marketing

Zëvendëskryeministri Bytyqi informoi se Almero është një nga kompanitë në portofolin e investimeve që Qeveria e mbështet përmes ligjit për mbështetjen financiare dhe shtoi se është i lumtur të shohë në veprim se si kjo mbështetje po jep rezultate konkrete.

“Almero prezanton vazhdimisht një nivel të ri të cilësisë dhe dizajnit modern të produkteve të gjumit, dyshekëve, krevateve, mbi-dyshekëve dhe jastëkëve, të destinuara përgjithësisht për eksport. Kompania është e orientuar drejt eksportit në vende të ndryshme evropiane dhe në Ballkanin Perëndimor dhe produktet e saj zakonisht përfundojnë në Slloveni, Belgjikë, Kroaci, Zvicër, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë uroi kompaninë për punën e saj, e cila tregon shkathtësi edhe në kohë krize dhe ka investuar në përmirësimin e cilësisë dhe konkurrueshmërisë.

“Dhe pikërisht për këtë Qeveria e mbështet përmes marrëveshjes për ndihmë financiare për investime në pjesën e masave mbështetëse për rritjen e investimeve kapitale dhe të ardhurave, por edhe për mbështetjen për rritjen e konkurrueshmërisë së tregut.

Almero është një nga kompanitë e shumta që ne mbështesim dhe punon në rajonet më pak të zhvilluara planifikuese, ku vitin e kaluar më shumë se 70 për qind e kompanive të mbështetura janë jashtë rajonit më të zhvilluar të Shkupit, që është edhe synimi ynë, të inkurajojmë zhvillimin e balancuar rajonal”, tha Bytyqi dhe shtoi se Qeveria përkrahjen me partneritet për këtë kompani do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pronari i kompanisë, Hakan Rizvançe falënderoi për vizitën e zëvendëskryeministrit Bytyqi dhe për mbështetjen financiare që marrin nga Qeveria, përmes së cilës mund të mbindërtojnë kapacitetet prodhuese.