Bytyqi: Punëtori është në vendin e parë, ndërsa kapitali njerëzor para se gjithash

Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vendin e parë, kapitali njerëzor është para se gjithash, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi para të pranishmëve në protestën e sotme të 1 Majit.

Marketing

Bytyqi nga para Qeverisë, që ishte vendi përfundimtar i protestës, nënvizoi se avancimi i të drejtave të njeriut të punëtorëve nuk ndodh një herë e përgjithmonë.

“Duhet të flasim edhe për trajtimin e barabartë të meshkujve dhe femrave në tregun e punës, sigurinë në punë, si dhe për të gjitha të drejtat tjera që harrohen, sidomos gjatë krizave”, theksoi Bytyqi, i cili së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska i priti sindikalistët.