Bytyqi: Qeveria e angazhuar për zgjidhjen e transportuesve privat

Transportuesit privatë vazhdojnë protestën, duke mbajtur të bllokuar bulevardin “Ilinden” rreth qytetit të Shkupit. Kjo pasi kërkesës së tyre për takim nuk i është përgjigjur kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Transportuesit kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojnë se ky i fundit për dallim nga Arsovska do të gjej kohë për të dëgjuar hallin e tyre. Qeveria po bën gjithçka për të zgjidhur këtë problem që është në kopetencë të pushtetit lokal thot zëvendës Kryemisnitri Fatmir Bytiqi.

Marketing

“Transporti privat është nën ingerencat e Qytetit të Shkupit sipas ligjit. Ne jemi duke bërë gjithcka në këtë drejtim. Qyteti i Shkupit ka financa të mjaftueshmë për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Nga Qyteti I Shkupit duhet të ulen në bisedime me transportuesit privat, që ta zgjidhet ky problem, nëse një gjë e till nuk është e mundur, ne jemi këtu në sherbim të qytetarëve për ta zhgjidhur këtë problem, dhe cila do të jetë mënyra e zgjidhjes do të shohim, a do tia marrim ingerencat kryetares që Qytetit të Shkupit apo do të bëjmë dicka tjetër, do shohim.”, tha Zv/kryemisnitri Fatmir Bytyqi.