Ligjet për masat ekonomike ende janë në Kuvend. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi pret që javën e ardhshme ligjet për masat ekonomike të miratohen dhe ndihma të arrijë te të gjithë ata që kanë nevojë.
Mes tjerash Bytyqi theksoi se muaji shkurt do të mbulohet me paga, ndërsa për pjesën tjetër përgjigjen duhet ta japin deputetët në Kuvend.
“Mendoj se ky është një mësim i nxjerrë. Do të ketë kohë për politikë kur të jetojmë pak më mirë, pa presionin e një krize shëndetësore. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se për një javë ose dhjetë ditë ligjet do të miratohen dhe ndihma do të arrijë te të gjithë ata që kanë nevojë për të”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.