Bytyqi: Vendit i mungojnë 10 mijë punëtorë

Vendit aktualisht i mungojnë 10 mijë punëtorë në vit, ndërsa sektorët më të kërcënuara janë ndërtimtaria, hoteleria dhe turizmi, tha zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi. Ai paralajmëroi mundësinë e sigurimit të punëtorëve nga jashtë.

Marketing

“Fuqia punëtore duhet të sigurohet, në radhë të parë nga tregu i brendshëm, pra nga bashkëqytetarët tanë që janë të papunë, të përshtaten t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës. Ajo që nuk është bërë në këtë moment dhe fatkeqësisht prej shumë vitesh është se aftësitë dhe njohuritë e të punësuarve nuk korrespondojnë me nevojat e tregut të punës. Dhe, sigurisht, ekonomia duhet të kompensojë mungesën e fuqisë punëtore.”, – deklaroi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi shtoi se mijëra qytetarë të aftë për punë largohen çdo vit nga Maqedonia e Veriut, në kërkim të pagave më të mira, por edhe të cilësisë më të mirë të jetës.

“Ikin për paga mesatare më të mira. Paga mesatare në vendin tonë ka arritur në 550 euro, paga ku shkojnë të punojnë është 1.100 euro, ndërsa vendet nga ku ka gjasa të vijnë punëtorët në miniera dhe ndërtim është mesatarisht 200 euro. Është një cikël i natyrshëm i lëvizjes punëtore për më mirë.”, – theksoi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi shtoi se fakt mbetet që çdo ditë e më shumë kompanitë hasin në vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore të paraqitur ose që nuk paraqiten në Agjencinë e Punësimit, por vendi duhet të punojë në ngritjen e kapaciteteve për aftësimin dhe përgatitjen e fuqisë punëtore për tregun e punës.

Marketing