Konferencë për shtyp e Fatmir Bytyqi, Kryetar i komisionit për financa në LSDM-së
Të nderuar gazetarë, të nderuar qytetarë.
Si parti përgjegjëse gjatë këtyre dy vite e gjysmë të kaluara kemi treguar një angazhim të fortë për të investuar në kapitalin njerëzor.
Angazhimi ynë për rritjen reale të qëndrueshme të pagave po jep rezultate konkrete.
Gjatë dy vite e gjysmë qeverisje pagat janë rritur në të gjithë sektorët.
Në fillim të mandatit kemi ngritur pagën minimale në 12.500 denarë dhe ajo vazhdimisht rritet. Me rritjen e fundit në dhjetor aijo qëndron në 14.500 denarë sot, që është 60% më shumë sesa në vitin 2017 kur ishte vetëm 9,000 denarë.
Kjo hapi spiralen e rritjes së pagave që ilustrohet më së miri nga paga mesatare. Paga mesatare në nëntor ishte 25.787 denarë, që është për 1,239 denarë më shumë se në nëntor të vitit 2018 dhe është pothuajse për 2.600 denarë më e lartë se në nëntor të vitit 2017.
Që nga janari i këtij viti ne kemi rritur pagat në arsim me 10%. Mbi 32.000 qytetarë të punësuar në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë marrin paga të konsiderueshme më të lartë. Me këtë rritje të fundit, rritja totale e pagave në arsimin fillor, të mesëm, arsimin e lartë dhe shkencë është kumulative gati 21% duke pasur parasysh dy rritje të mëparshme në vetëm brenda një viti.
Pagat në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve gjithashtu janë rritur ndjeshëm.
Ne kemi rivendosur dinjitetin e arsimtarëve dhe punonjësve socialë. 1,170 punonjës në Qendrat për Punë Sociale kanë marrë një rritje historike të pagave mesatarisht prej 4,363 denarë për secilin punonjës.
3,138 kujdestarë dhe arsimtarë në kopshte, të cilët tani marrin një pagë mesatare prej 3,000 denar më të lartë se më parë, kanë përfituar kështu rritje të lartë historike të pagave.
Rritja e pagave vazhdon. Që nga muaji shkurt, pagat në kujdesin shëndetësor janë rritur ndjeshëm. Mjekët specialist, infermierët dhe stafi teknik marrin poashtu pagë me rritje.
Masat që ne zbatojmë sigurojnë rritjen e pagave në sektorin privat. Masat e tilla përfshijnë subvencionimin e kontributeve të sigurimit të detyrueshëm për ndërmarrjet që rrisin pagat deri në 6.000 denarë. Kjo masë është shfrytëzuar deri më tani nga mbi 20,000 ndërmarrje ose gjithsej 106,000 punonjës të sektorit privat.
Ne gjithashtu kemi prezantuar një shtesë të pagës edhe për të rinjtëe dhe atë prej 3,000 denar deri në 23 vjeç të punësuar në sektorin e prodhimit.
Të gjitha këto masa nënkuptojnë paga më të larta dhe një standard jetese më të lartë. Këto nuk janë vetëm numra të zakonshëm, por ky është një përmirësim i vërtetë në buxhetet e familjes.
Ne vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor.