Byzylyku që komandon pajisjet elektronike me fuqinë e trurit

Kompania amerikane CTRL-Labs ka prezantuar idenë e një byzylyku që mund të deshifrojë sinjalet e trurit të njeriut dhe ti kthejë ato në komanda.

Marketing

Është një pajisje që do të testohet fillimisht me industrinë e Facebook. Një prej drejtuesit e Facebook shprehet:

“Ne e dimë që ka shumë mënyraqë njerëzit të bashkëveprojnë me pajisjet teknologjike dhe ne duam t’i bëjmë ato realitet”.

Ai gjithashtu shpjegon se si kjo pajisje e kompanisë CTRL-Labs do të funksionojë në lidhje me Facebook. Ky byzylyk do të jetë i aftë që të kap sinjalet që dërgon truri, pra qëllimet e përdoruesit dhe do t’i vendosi në zbatim.

Është diçka e vështirë për tu kuptuar në terma shkencorë po ai e thjeshtëzoi me një shëmbull. Nëqoftëse një person kërkon të postojë diçka në Facebook ai mjafton që ta mendoj dhe pajisja do të dërgojë një sinjal në rrjet që të shpërndahet postimi. Kjo do të ishte një pajisje revolucionare në industrinë e rrjeteve sociale e cila do të sillte ndryshime rrënjësore.

Tentativa për të lidhur pajisjet teknologjike me sistemin nervor të njeriut janë bërë nga miliarderi Elon Musk nëpërmjet projektit Neuralink. Ai ka dizenjuar një pajisje që do të ndihmojë njerëzit paraplegjik të përitojnë kontroll mbi gjymtyrët për të përmbushur të paktën nevojat jetësore.

Drejtoresha e Laboratorit të Sinjaleve Psikologjike në Shtetet e Bashkuara përshkruan teknikën që do të përdoret për këtë pajisje. Një elektrodë mikroskopike do të vendoset në kafkën e përdoruesit, pra jo brenda trurit, që të regjistrojë aktivitetin elektrik në mënyrë që t’i ndihmojë njerëzit të kontrollojnë Pajisjet teknologjike.

Sipas saj kjo pajisje nuk do të ketë ndikim negativ por do të shërbejë në ndihmë të përdoruesit.

Marketing