Çahet toka, fillon të nxjerrë ujë të nxehtë! Ja ku ndodhi

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Germencik të Turqisë. Në këtë zonë është vërejtur një çarje e tokës, e cila është disa kilometra e gjatë, ndërsa thellësia ende nuk është e qartë.

Marketing

Banorët tregojnë se krahas çarjes së tokës, në puse ka filluar të dalë ujë i nxehtë, gjë që sipas tyre nuk ka ndodhur më herët.

Ata e lidhin daljen e ujit të nxehtë nga puset pikërisht me këtë fenomen duke kërkuar përgjigje nga autoritetet sepse i frikësohen ndonjë rrëshkitjeje masive, fundosjeje apo ndonjë tërmeti të madh.

Në zonë janë duke u kryer verifikime për të dalë në një përgjigje shkencore mbi shqetësimin e banorëve.

Marketing