Vedat Muriqi zbarkon në Spanjë, nesër testet mjekësore (VIDEO)

Vedat Muriqi zbarkoi pak minuta më parë në Spanjë, gati për të nisur eksperiencën e re me fanellën e Mallorcas.

Marketing

Sulmuesi kosovar ka bërë deklaratat e tij të para, duke thënë se është i lumtur me këtë lëvizje, teksa shtoi se mezi pret të fillon stërvitjet me bashkëlojtarët e rinj, njofton Klankosova.tv.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e mi të skuadrës”, tha Muriqi.

Kosovari nesër do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Muriqi ka kaluar te Mallorca nga Lazio, në huazim deri në fund të sezonit.

Marketing