Çair/ Aksion i madh për largimin e veturave të parkuara në sipërfaqet publike

Në 3 muajt e fundit, ekipet e NP “Parkingu i Qytetit” kanë sanksionuar dhe larguar 172 automjete nga territori i Çairit dhe Bit-Pazar.

Marketing

Qyteti i Shkupit në vazhdimësi realizon aksione në të gjitha komunat e Shkupit për të sanksionuar të gjithë shoferët e pandërgjegjshëm të cilët i parkojnë në mënyrë të parregullt automjetet e tyre në vende publike dhe bëjnë shkelje për parkim në rrugë, shteg biçikletash, kalim këmbësorësh, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe në thirrje nga një palë e tretë.

Në suaza të këtyre aktiviteteve, sot po kryhet një aksion i madh për sanksionimin dhe largimin e këtyre automjeteve me mjete speciale merimangë në territorin e komunës së Çairit. Në 3 muajt e fundit, ekipet e NP “Parkingu i Qytetit” kanë sanksionuar dhe larguar 172 automjete nga territori i Çairit dhe Bit-Pazar.

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet e tjera publike dhe t’i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në vendet e shënuara për parkim.