Çair/ Temperaturat e larta shkaktojnë flakë në shtyllën elektrike

Një zjarr ka shpërthyer në shtyllën elektrike në lagjen Dizhonska në Çair. Siç mëson TV21 nga burimet jozyrtare zjarri është shkaktuar për shkak të temperaturave të larta.

Marketing

Për momentin njësiti i zjarrfikësve ndodhet në teren.

Ndryshe edhe gjatë ditë së djeshme shtylla elektrike në rrugën 20 në fshatin Saraj ka marrë flakë, ku si pasojë zjarri ka përfshirë edhe një shtëpi banimi dhe një kafene. Fatmirësisht nuk kishte të lënduar kurse zjarri u shua nga ana e Brigadës së Kundërzjarrit.

https://www.facebook.com/watch/?v=827183878584739