Çair Tuning Team” solli sot në Komunën e Çairit një ngjarje që mbahet për herë të parë në vend

Në Sheshin Skënderbe, gjatë ditës së sotme u prezantuan vetura të performancave të ndryshme, përfshirë edhe vetura të llojit “oldtimer” nga shumë vise të Maqedonisë së Veriut, por edhe nga jasht.

Marketing

Vlerësoj se mbajtja e ngjarjeve të tilla i bashkon adhuruesit dhe pronarët e veturave me performanca specifike në një vend, por edhe promovon diçka që është risi për Komunën tonë, ndërsa në vendet e ndryshme të botës ngjarjet e tilla janë traditë.

Njëkohësisht falënderoj organizatorët për mirënjohjen që ma dhuruan mua dhe sekretarit të Komunës së Çairit, Nedim Rama dhe i uroj që ky event të bëhet tradiocional dhe të ketë jetëgjatësi.