Ballina Lajme Maqedoni Çair/ U mbajt turneu i shahut të të rinjëve

Çair/ U mbajt turneu i shahut të të rinjëve

40 fëmijë nga klasa e 5 deri në klasën e 9 nga të gjitha shkollat e Çairit, sot dhanë një shembull duke treguar mjeshtëritë e tyre në turneun e shahut të të rinjëve në komunën e Çairit, informon Zhurnal..

Marketing

Turneu që u mbajt në SHFK “Adem Jashari”, u ndoq nga afër nga dy gjyqtarë profesionistë të shahut. Ndërsa, me këtë rast përçova porosinë deri tek fëmijët se shahu është një nga lojërat më të çmueshme strategjike që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Ndryshe, kjo ngjarje e komunikimit me komunitetin është pjesë e projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së komuniteteve lokale ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut (Faza 2)”, ndërsa realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Centre for Common Ground. Në turneun e sotëm ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në vend.

Marketing
Exit mobile version