Çair, vendoset gur themeli për sallën sportive në shkollën “Kongresi i Manastirit” (video)

Në Shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Komunën e Çairit sot u vendos gur themeli i sallës sportive.
Salla sportive do të shtrihet në sipërfaqe prej 650 metrave katrorë dhe do të kushtojë 24 milionë denarë.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi theksoi se salla sportive, sipas planifikimit, duhet të përfundohet për nëntë muaj, duke shpresuar se nga kjo sallë do të dalin kampionë me të cilët do të krenohet i tërë shteti.

Marketing

Kryetari i Komunës së Çairit, VIsar Ganiu, informoi se ata kanë propozuar, pasi që të inaugurohet salla sportive, të emërohet me emrin Alush Hamidi, personalitet ndriçues i arsimit dhe kulturës shqiptare.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ndërkaq shfaqi shpresë se nga kjo sallë do të dalin shumë personalitete me të cilët do të krenohemi me sukseset e tyre kudo qoftë në vendin tonë dhe jashtë tij.

Gurëthemeli i sallës sportive në SHFK "Kongresi i Manastirit" Çair

Publiée par Aktuale sur Vendredi 25 octobre 2019

 

 

 

Marketing