Çair, veturat jashtë përdorimit bllokojnë rrugët

Dhjetëra makina të prishura, të shkatërruara e të vjetërsuara qëndrojnë të parkuara vend e pa vend rrugëve të Shkupit. Në shumë raste ato kanë bllokuar edhe vendet e parkingut të makinave në funksion ndërsa shpesh herë edhe janë shndërruar në kosh mbeturinash.

Marketing

Qytetarët nuk deshën të flasin para kamerës por thanë se këto makina paraqesin rrezik për banorët, posaçërisht për fëmijët që luajnë rreth këtyre makinave. Problem më i madh paraqitet në komunën e Çairit ku ka mbi 50 makina të tilla.

Ne kemi përgatitur fletushka, njoftime me gjitha pasojat dhe dënimet për ato persona që I kanë lënë veturat atje, I kemi ngjit në çdo veturë në atë mënyrë që të informohen pronarët e atyre veturave të cilat nuk janë në funksion dhe janë skaju diku nëpër qoshe të komunës mirëpo efekti ka qenë shumë I vogël. Kurse nga ana tjetër ne nuk kemi ndërmarje të tillë për ti grumbulluar dhe hapësirë për ti lënë, për ti skaju, për shkak se duhet nji periudhë të kaloj, të pritet pronari a vjen a e kërkon atë veturë e cila për momentin nuk është në funksion”.- u shpreh Visar Ganiu, kryetar i komunës Çair.

Komuna e Çairit bashkë me komunat tjera kërkojnë zgjidhje të problemit nga qyteti I Shkupit. Nga kjo e fundit thonë se nuk kanë kompetenca ligjore për tërheqjen e makinave të tilla, prandaj janë në kërkim të gjetjes së një parcele ku do të vendoseshin makinat në fjalë.

Kemi nisur procedurën, lokacionin duhet ta siguroj komuna e Gazi Babës, pastaj do të vijon firmosja e marrëveshjeve mes qytetit dhe komunave me qëllim që ky problem shumë dekadësh përfundimisht të gjej zgjidhje”- tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Shilegov tha se do të insistohet edhe në ndryshime ligjore që do ti mundësojnë edhe Qytetit të Shkupit dhe komunave tjera t’i largojnë veturat pa lejen e askujt, nëse të njëjtat janë të lëshuara, të paregjistruara ose të shkatërruara dhe sërish qëndrojnë në hapësirat urbane.